Durrës – Bie nga shkallët e pallatit, humb jetën 53-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës të dielën ku një person ka humbur jetën aksidentalisht.

Personi që humbi jetën sipas policisë është një burrë i moshës 53 vjeç, i cili ka rrëshqitur duke zbritur nga shkallët e pallatit.

Ngjarja ndodhi në lagjen 17 të qytetit bregdetar, ku edhe pse 53-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët, nuk ka mundur tu shpëtojë dot plagëve të marra në kokë.

Loading...