Durrës, dallgët e detit nxjerrin në breg breshkën gjigande

Një breshkë deti gjigande është shfaqur pasditen e sotme në bregdetin e Durrësit.

Breshka e ngordhur, që mund të jetë më shumë se 50 kg ka dalë në breg të detit e shtyrë nga dallgët në zonën bregdetare në lagjen 1 ose ndryshe zonën e Sfinksit.
Kafsha ujore ka mbledhur rreth vetes dhjetëra kureshtarë. Nuk është hera e parë që në ujërat shqiptare, kryesisht në Adriatik shfaqen breshka gjigande.

Loading...