Durrës – Dorëhiqet kryetarja e Gjykatës

Joana Qeleshi ka dhënë dorëheqjen si Kryetare e Gjykatës së Durrësit. 

Qeleshi ka sqaruar se shkak për dorëheqjen është bërë mundësia që i është dhënë për të punuar në sektorin privat.

“Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, duke qenë se më është ofruar një mundësi profesionale me preferencën dhe ekspertizën time në fushën e Shoqërive Tregtare, kam vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën time, duke iu përkushtuar sektorit privat.

Mundësia që më është ofruar në këtë sektor në pozicionin e Drejtores Juridike pranë Spitalit Amerikan, paraqitet si sfidë e re profesionale për mua”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Qeleshit.Qeleshi ende nuk i është nënshtruar procesit të Vetting.

Një vit më parë KLD rrëzoi një kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e saj nga detyra.

Loading...