Durrës – Dy ngjarje të rënda

Një i vdekur dhe një i plagosur është ky bilanci i dy ngjarjeve të ndodhura njëra pas tjetrës brenda pak minutash në Durrës. Rrethe ores 20:15 minuta një furgon ka lëshuar një person duke e lene ne rruge.

Dyshohet se viktima e seksit mashkull afërsisht rreth 40 vjeç ishte pa bluzë dhe pa këpucë, gjë që policia hedh dyshimet se mund të jetë vrarë e më pas e kanë hedhur në rrugë.

Siç shikohet nga pamjet, makina që lëshoi viktimën në rrethrrotullimin në e hyrje të Portit është drejtuar brenda territorit të Portit të Durrësit

Ndërkaq një tjetër aksident u shënua në autostraden Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Një motor u përplas nga një autobus. Për pasojë drejtuesi i motorrit mbeti ka ndërruar jetë në spital.

Për të dy rastet policia mbërriti në vendngjarje dhe ndaloi drejtuesit e automjeteve përkatëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.

Durrës /Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në aksin rrugor Tiranë- Durrës,​ në afërsi të karburant “Elda”, në Shkozet, ​ nje​ mjet ende i pa identifikuar ka përplasur​ një​ motoçikletë​ , dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçiketës, rreth 40 vjeç, ende i pa identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit .

Loading...