Durrësi nuk gjen qetësi, gjendet i vdekur në breg të detit 37 vjecari, viktima e tretë për sot

Në Durrës ditën e sotme janë shënuar edhe dy viktima të tjera ku në orët e mëngjesit humbi jetën një qytetar sirian dhe një grua e moshuar si pasojë e zjarrit në banesën e saj.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2020, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”.

Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.

Loading...