Reshjet e shiut që kane nisur nga e diela, kanë shkaktuar probleme në shumë rrugë të Durrësit.
Rrjeti i kanalizimeve nuk e ka përballuar dot situatën dhe disa zona janë përmbytur. Kalimi ka qënë i pamundur si për kalimtarët, ashtu edhe për makinat, vecanerisht ne zonen e tregut industrial tek ish keneta
Reshjet intensive në Durrës nisur që dje kanë vazhduar edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas IGJEUM, reshjet mesatare, 15 – 45 mm / 24 orë në këtë qark do të jenë edhe sot të pranishme me mundësi që të shfaqen fenomene hidrometeorologjike problematike.
Loading...