Pas mikut të tij Dj PM, duket se edhe Dj Dagz ka nisur të flirtojë me një nga vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Është fjala për moderatoren e njohur, Einxhel Shkira. Gjatë ditës së djeshme, dyshja kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe kanë shkëmbyer disa fjalë.
Gjatë bisedës nuk munguan as provokimet dhe as ngacmimet. Arbri (emri i vërtetë i tij) shkoi në kuzhinë gjatë kohës që Einxhel po gatuante për banorët e tjerë të shtëpisë, për ta parë nëse ishte e zonja në gatim apo jo.
Pjesë nga biseda:
Dj Dagz: O yll! O shpirt!
Einxhel: Urdhëro.
Dj Dagz: Erdha me kqyr ça po bën, a je e zonja në kuzhinë a jo, se une veten e kam tregu tash. Po du me pa ça di me bo ti. A je për me të propozu a jo?
Einxhel: Po, shife një herë.
Ndërkohë, pasi të gjithë u çuan nga tavolina e ngrënies, Dj Dagz, shkoi të lante enët dhe të ndihmonte Monikën në kuzhinë. Ky rast nuk i ka shpëtuar Einxhelit, e cila nisi ta ngacmonte.
“Ëndërr e kam një mashkull që lan enët. Po e vëzhgoj”,- tha moderatorja. Dj Dagz dhe Dj PM kanë hyrë si një lojtar i vetëm në shtëpi, por asnjë prej banorëve nuk e di këtë detaj.