Dy binjakët dëshironin të ndërronin gjininë, gjyshi tyre shet shtëpinë dhe i bën ëndrrën realitet

Operacionet për të ndërruar gjininë janë shumë të përhapura nëpër botë. Rasti i fundit ishte i Mayla Phoebe de Rezende dhe Sofia Albuquerck, dy 19 vjeçarët, binjakët e parë në botë që morën këtë hap. Në Brazil, dy binjakët iu nënshtruan një operacioni prej 5 orësh. Duke u rritur si binjake identike, Mayla dhe Sofia bënin gjithçka së bashku, dhe vendimi i tyre për t’iu nënshtruar operacionit për të ndërruar gjininë ishte i përbashkët.
Motrat kurrë nuk e kanë pranuar veten ashtu siç lindën, ndërsa të gjithë i gjykonin për zgjedhjet që bënë. Ato kujtojnë plagët emocionale të fëmijërisë së tyre të vështirë, edhe sot jetojnë me frikën e abuzimit. Por ato gjithmonë kishin mbështetjen e familjes së tyre.

Dy binjakët dëshironin të ndërronin gjininë, gjyshi

“Prindërit tanë nuk kishin frikë nga ajo që ishim, ata kishin frikë se njerëzit do na keqtrajtonin,” tha Mayla.
Ndërkohë, gjyshi i tyre i plotësoi ëndrrën. Ai pagoi 20 mijë dollarë për operacionin.

“Qëllimi im tani është të diplomohem në mjekësi dhe të blej një shtëpi tjetër për gjyshërit e mi si një mënyrë për të shpërblyer gjestin e tyre,” tha Mayla.

Dy binjakët dëshironin të ndërronin gjininë, gjyshi

Jo vetëm gjyshi, por edhe nëna e tyre i ka mbështetur.

“As që më kujtohet se i kam menduar si djem. Për mua ata ishin gjithmonë vajza,” tha ajo.

Loading...