Dy drejtorë në bashkinë e Sarandës largohen nga detyra

Dy drejtorë në bashkinë e Sarandës janë larguar nga funksioni që mbanin. 

Bëhet e ditur se është larguar kreu i Tatimeve, Alket Qëndro, dhe drejtorin e OSHEE-së, Artur Kseno.

Shkarkimi ka ardhur për shkak të performacës së dobët, por duket se ky është një urdhër i Kryeministrit, njëherazi edhe Kreu i PS-së, për rifreskimin e administratës nga veriu në jug.

Kujtojmë se pak ditë më parë në qarkun e Shkodrës, kryemiistri Rama ka kërkuar që drejtorët duhet të zëvendësohen nga figura me integritet, ku prioritet do të kenë gratë.

Loading...