Dy elektricistë ranë nga shtylla e tensionit, lihet në burg drejtuesi i punimeve të OSSH-së në Gjirokastër

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg drejtuesin e punimeve të OSSH-së në këtë qytet pas aksidentimit të dy punonjësve tre ditë më parë ku një prej tyre Gëzim Çabej humbi jetën.
52-vjeçari i arrestuar nuk kreu kontrollin dhe monitorimin e punës së elektricistëve. Gjithashtu nën hetim është edhe një operator i OSSH në Gjirokastër, pasi dyshohet se falsifikoi dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë.

Loading...