Dy fëmijë me Covid-19, shtrohen në QSUT , ja se si jane infektuar…

Dy fëmijë të prekur nga Covid-19 janë shtruar mbrëmjen e të hënës në spitalin e Pediatrisë në QSUT.

Sipas asaj që raporton “Syri”, fëmijët janë të moshës 2-vjeçare.

Dyshohet se njëri prej fëmijëve mund të jetë infektuar nga mamaja e tij që punon në një ministri.

Kujtojmë këtu që në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 33 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Sipas burimeve zyrtare, në spital ndodhen aktualisht të shtruar 82 pacientë, 10 ndodhen në terapi intensive, ndërsa një i intubuar.JOQ

Loading...