Dy fjalë për shkrimtarin Trebeshina!

Dy fjale per shkrimtarin
TREBESHINA

Gezim Llojdia
1.
Rënqethet njeriu nga era e ftohtë,siç dridhem unë në një ditë emigrimi. Mirëpo kur përpara syve më del pasqyra Kasem Trbeshina është krejt i ndryshëm krahasimi. Shpalosen kalavarët dhe vuajtjet njerëzore, që kanë prekur deri në kockën, që e kanë goditur deri në palcë .
Dhe i ziu njeri duron,duron sa mali me dëborë.
Dhe këtë e bënë sepse deshën të rronin një ditë pranvere. Ka nje mal me emrin:Trebeshina, ka pasur dhe nje shkrimtar qe nuk jeton ,me emrin:Kasem Trebeshina.
Në të vërtetë malin e Trebeshinës, unë e kamë parë dhe në dimër kur barra e dëborës e ka pikëlluar edhe ne pranverë.
Ne shkonim në Mezhgoran dhe me thane:
-E shikon atë male,e dini kush është ?
-Sigurisht që jo.
-Është Trebeshina. -Po për një shkrimtarë Kasëm Trebeshina ke dëgjuar?
Kam dëgjuar.
Maja e malit sikur u lëkund atje lartë dhe gurët ranë përpara këmbëve.
‘U rrëzua plepi ,më tha vendaliu,duke nënkuptuar rrëzimin e Kasëmit.
Dhe heshti u mek,sepse ngado mbinin rojtarët e mjegullinave.
-E dini pse dielli është larg ,
shprehet një poet
,për të na ngrohë të gjithëve mirë.
Dhe emri i Kasëm Trebeshinës tek brezi ynë erdhi nga largësia,pra ai vinte nga ajo largësi, që ne e quanim distancë e gjatë kohore dhe vetë ndëshkimi i tij përmbante një mister.
2.
Nëpër labirintet e lidhjes së Shkrimtarëve.
Një ndërtesë aty në rrugën e Kavajës, ku të gjithë të atij brezi e kishim ëndërruar. Ne studentët, që vinim pikërisht nga jugu ,na shfaqej ajo dhe na rrethonte me mister.
-Çfarë ruante në të vërtetë ajo brendi, ose çfarë kishte parë ndërsa në vite,thinjej ngadalë?
Kur shikonim shkrimtarët e ulur në oborrin e saj, ne zgjasnim kokat për të parë ata,prapa mureve me hekura të saj.
“Ishte ora 22.30 dhe kalendari shënonte minutat e fundit që ndanin në mes muajin prill të vitit 1980,shkruan publicisti Nuri Dragoi ,në hyrje te një libri të mrekullueshëm për Kasem Trebeshinën.
Që prej këtij vargu hynë dhe merr pjesë aktive në çdo moment të jetës së njeriut që ruante mbiemrin e malit Trebeshinë. Ndërtesa vazhdon te jete atje ku ishte në kohën kur ajo përdorej edhe kundër shkrimtarëve,mirëpo tashmë ajo ka ndryshuar bojën,vendet dhe pozicionimin .
Ku janë zyrat ku u thurën ose u përgatiten sulmet kundër Kasëmit,në kohën e përndjekjes së madhe?
Në të vërtetë ,po të zhbirosh këtë godinë në sipërfaqe të saj ngjet si e pafajshme,mirëpo nëpër labirintet e saj janë fshehur sa e sa ndëshkime, janë përgatitur sa e sa goditje kundër atyre që kishin në dorë jo më pushkë,por penën.
Një ndër ata është Kasemi, njeriu simbol që vinte nga jugu i vendit në kryeqendrën shqiptare me përfundimin e luftë së dytë të përbotshme .
Dhe nëpër labirintet e saj do të ngatërrohej letërsia me politikën ose më shkoqur,politika do të shkonte përpara saj dhe letërsia do të ecte pas gjurmëve të saj.
Kështu ato u rritën si lisi me kulpurën,ku kjo e dyta gjithë kohën do ta gjente shtrojën të shtruar tek trungu i lisit.
Një simbiozë ose bashkëjetesë e lidhur për një qëndrim kohor rreth ose më tepër se 50 vjet.
Për Lidhjen e shkrimtarëve sot ka ende gjëra të pathëna, që janë fshehur qëllimisht. Për Lidhjen e shkrimtarëve shqiptarë ka ende shumë gjëra për tu thënë. Sepse nuk ishte thjeshtë një mekanizëm por edhe prishja shpesh herë e politikës së atij realiteti që sot e quajmë soc-realizëm.
Por ajo, që tërheq interes është mënyra se si u trajtuan shkrimtarë,banorët e saj.
Prej saj u zbua me hedhtje ,që nga porti Ali Asllani , kur shkonte atje, pak muhabet i bëhej.
Petro Marko luftëtari i Spanjës,djaloshi kaçurrel.
Kasemi,dhe ne qe quanim të ikur Lasgushin,yllsorin shqiptar,magnetin ndriçimin apo të tjerë pena, që fshinë germat ose gjetën mënyra për ti mbyllur burgjeve,për ti degdisur fshatrave mes baltës,për ti shpurë tek hekurat në vrullin e klasës.
3.
Më e pashpirt mbetej mënyra e dënimit të shkrimtarëve ,që shpesh rridhte nga gjykimi politik apo edhe nga mllefi për talentin e tyre,ndërsa ndërseheshin mediokrit për tu bërë gjëmën devijatorëve të kësaj letërsie. Kam lexuar edhe Petron dhe së fundi Trebeshinën .
Një hulli e përbashkët i përndiqte.
U mohohej kontributi dhe u fshihej talenti. Bënin emër veç ca mediokër ,që i nxori koha në breg si bëzhdile,thoshin plakat tona në jug. -Përse Kasemi u përndoq?
Ka njëmijë e një arsye, që u servilen,ashtu si në rastin e Petro Markos dhe më kryesorja ishte truri dhe zemra e atij pushteti.
Mirë ,që nuk i linin të botonin,nuk i linin të ushqeheshin,
por në burg,përse i mbyllnin ata, që nuk kishin asgjë me ato ndërtesa të brishta dhe me banorët halabakë të tyre,nuk ishin as kusar dhe me kusërit, s’kishin asgjë të përbashkët? Dhe nuk u lodh asnjëherë dhe nuk e mposhti dot.
4.
Ndërsa kemi kufirin kohor që kapërcejmë dhe analizojmë ngjarjet,vërejmë se diktatoret kudo ,qe jetuan e shfrytezuan, emri i tyre kudo po shuhet, deri sa të harrohet në harrim ndërsa Kasemi dhe Kasemet e tjerë dhe vepra e tij dhe e te tjerëve ka për të mbetur e freskët.
Mes tyre ,vepra e Kasemit e sjellë nëpër mënd janë veprat e tij dhe frymëzimi i tij, që nuk sosen.

Loading...