Dy konkurrentët e rinj të habituar nga ‘mikpritja’ e banorëve të BBV: Ka persona që edhe nuk na duan

Hyrja e 5 konkurrentëve të rinj ishte një surprizë për banorët e shtëpisë së Big Brother. Por mesa duket të rinjtë që i janë bashkuar shtëpisë të martën, nuk janë pritur ashtu siç e kishin menduar nga jashtë.

Teksa po diskutonin në oborr Dritan Brama dhe Eltioni shprehën se do të jetë e vështirë për ta të bëjnë nominimet e tyre të para pasi ende nuk janë ambientuar si duhet në shtëpi. Koreografi vuri në dukje faktin se banorët janë sjellë mirë me ta pasi nuk ka ende intriga dhe ironi tani për tani. Arsyeja pse sillen kështu sipas Dritan ishtë sepse ata nuk janë ende të nominueshëm por mund të nominojnë, ndërsa Eltioni i thotë që “ka edhe banorë që s’na duan”.

Biseda:

Dritani: Njerëzit sot duken nga komunikimi. Si komunikojnë me ty, si sillen, si flasin… Kjo gjë ishte komplet ndryshe nga çka mendoja jashtë. Si sillet, përshëndet, flet normal, ska ironi, ska intriga tani për tani.

Eltioni: Mos pretendo ndonjë gjë ë madhe për 48 orë. Ideja është qe ti mund edhe mund tia mponosh dhe nëse personi nuk e thotë dhe nëse herën e dytë përsëritet kjo gjë ka diçka që s’shkon. Duke jetuar brenda del në një përshkrim tjetër të personazhit.

Dritani: Nesër do jetë e vështirë, do themi dy emria. Do mendoj gjithë natën. I kanë të gjithë syë tek ne se ne nuk nominohemi, do nominojmë. Pas të premtes do të ndryshojnë gjërat.

Eltioni: Patjetër, ke sa të duash persona që kur ke hyrë të kanë parë me një sy kështu… Ndoshta edhe s’na duan. I ka intersuar dita e parë por çdokush do të vazhdojë rrugëtimin e vet këtu brenda.

Loading...