Dy lëkundje tërmeti brenda pak minutash, ja sa ishte magnituda

Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë vetëm pak minuta më parë në Tiranë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 dhe 3.3 të shkallës Rihter, ndërkohë që është ndjerë në disa qytete të ndryshme të vendit.

Shumë qytetarë kanë raportuar në redaksinë e Faxweb.al se i kanë ndjerë lëkundjet, ndërkohë që sipas Esmc epiqendra ka qenë shumë kilomëtra larg Tiranës.

Sipas përditësimeve epiqendra e tërmetit ka qenë në kufirin shqiptaro maqedonas, dhe është ndjerë shumë në disa fshatra të Bulqizës.

Derimë tani nuk raportohet për dëme.

SHQIPERIA IME

Loading...