Dy masakrat në Serbi, hoxha nga Kosova habit me deklaratën: Le ta provojnë dhe nënat serbe si është të varrosësh fëmijë!

Dy masakrat e ndodhura brenda 48 orëve në Serbi, me disa të vrarë, tronditën vendin por dhe mbarë fqinjët e Ballkanit.

Për këto ngjarje të rënda pati reagime të shumta edhe në Kosovë, ku mbrëmjen e djeshme në shkallët e Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të nxënësve që humbën jetën.
Megjithatë një reagim ndryshe ka patur hoxhë Osman Musliu, i cili ka thënë për “Periskopi” se e sheh si vepër të shëmtuar masakrën e kryer, por e lidh atë me masakrat e kryera nga forcat serbe ndaj fëmijëve e shqiptarë në luftë.

“Çdo vrasje në botë që ndodh, si ajo në Beograd, gjithkund muslimani dhe shqiptari nuk i vjen mirë ajo punë që ka ndodhë. Mirëpo, është mirë le te provojnë edhe nënat serbe sa sa është e vështirë me varros fëmijë. Nuk është e lehtë kjo punë.

Kemi dikund 1300 fëmijë në Kosovë që janë të vrarë prej njerëzve të pjekur. Ai djali kishte qenë adoleshent, d.m.th nuk ishte i pjekur. Këtu tek ne ka ndodhur prej gjeneralëve, oficerëve, prej njerëzve të pjekur e të përgatitur… paramilitare, militare. Unë si vepër nuk e vlerësoj si vepër të mirë, vepër e shëmtuar. Sa, tek, qësh – le të dalin njerëzit ta gjykojnë. Unë as nuk kam atë mendimin pozitiv e as negativ”, ka thënë ai.

Loading...