Dy nënat përleshen ashpër në mes të shkollës

Momente tronditëse janë filmuar në një shkollë fillore ku dy nëna janë zënë mes nxënësve duke u përleshur në dysheme. Nënat shihen duke u përleshur dhe akuzuar njëra-tjetrën për “ngacmim”.

Njëra nga nënat që mban foshnjën në duar dëgjohet duke bërtitur “mbylle gojën”.

Thuhet se sherri nisi pasi gruaja bjonde që mbante një foshnje në dorë thoshte se “rivalja” e saj kishte ngacmuar dikë tjetër. E gjitha filloi nga fjalia: “Hajde guxo të tallesh me mua”.

Ndërkohë njoftohet se njëra prej tyre 23-vjeç është arrestuar me akuzën për shkelje të rendit publik. Ndërsa bërtisnin dhe kapeshin për flokësh, ata kanë rënë në tokë dhe si pasojë kanë rrëzuar një vajzë të vogël nga biçikleta. Shkolla tha se policia po heton dhe e përshkroi ngjarjen si “serioze”.

Në një prononcim në faqen e saj në Facebook, Shkolla e Fëmijëve Carr shkruan: “Ky incident është serioz dhe se policia ka kërkuar që kushdo që ka parë videon në Facebook ta raportojë atë si përmbajtje të papërshtatshme si video, duhet të hiqet “. /abcnews

Loading...