Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 7 adoleshentët e akuzuar për abuzimin seksual me një të mitur.
Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua paraditen e sotme pa praninë e medias.
Burime nga seanca, bëjnë me dije se 5 nga 7 të arrestuarit kanë mohuar akuzat e prokurorisë para trupës gjykuese, ndërsa dy prej tyre kanë pranuar abuzimin me të miturën.
Në momentin kur adoleshentët mbërritën në derën e gjykatës kanë qenë të shumtë familjarët e tyre që kanë qenë aty.
Madje nga tronditja nënës së njërit prej adoleshentëve i ka rënë të fikët.u
Ndërkohë që 15 vjeçar është ende në kërkim.
“Policia ka shkuar në banesën e tij por nuk e ka gjetur gjatë kohës që u krye arrestimi i 7 bashkëpunëtorëve të tij.
Nuk dihet vendodhja e tij e saktë dhe policia po punon për arrestimin e tij pasi ai do të japë versionin e saktë të kësaj ngjarje pasi është vetë strumbullari dhe ideatori i kësaj ngjarje” shkruna oera nës.
Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik e në mënyrë të veçantë atë të Kavajës