Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Dy punonjës kapen ‘mat’ duke kryer marrëdhënie intime në ambulancë, pushohen menjëherë nga puna

Një punonjëse shëndetësore në Britani të Madhe është pushuar nga puna pasi është kapur duke bërë se*s me një koleg brenda në makinën e ambulancës.

Rojet e sigurisë në fushën e futbollit Fratton Park Portsmouth FC, konstatuan se ambulance hyri në parkingun e makinave. Më pas, punonjësja Emma Crodyon dhe kolegu i saj hipën në pjesën e pasme të ambulancës dhe nisën të kryenin marrëdhënie sek* uale.

Dyshja është parë nga rojet me këmishë të zbërthyer e pantallona të hequra. Burri u pezullua më vonë nga shërbimi i ambulancës, raportojnë mediat lokale, ndërsa Croydon, e cila kishte qenë me pushime në kohën e incidentit, u shkarkua për sjellje jo etike dhe të rëndë.

Ajo i tha gjykatës se ishte mërzitur mbrëmjen në fjalë dhe ishte takuar rastësisht me kolegun e saj ndërsa priste në semaforë.

Gjithashtu ajo është shprehur burri thjesht ishte përpjekur ta ngushëllojë dhe se ata ishin futur në parkun e makinave për të biseduar dhe se nuk kishte ndodhur asnjë gjë.

Croydon shtoi se procedura disiplinore e shërbimit të ambulancës ishte “e metë” dhe “e pandershme”. Sidoqoftë, gjykata mbështeti shkarkimin e saj.

Crodyon ka thënë në gjykatë se nuk ka kryer marrëdhënie sek*uale me kolegun, por thjesht ndihej e mërzitur dhe po bisedonte me të. Mirëpo këto pretendime nuk janë besuar nga gjykatësi i çështjes që vendosi pushimin nga puna të gruas.

Loading...