Një histori mahnitëse vjen nga dy të moshuar që jetojnë në azil në Tiranë, aty ku i dërguan fëmijët e tyre. Teksa kujdeseshin për njeri tjetrin për çdo ditë ata u dashuruan. E pra kot nuk thonë se dashuria nuk njeh moshë dhe atë mund ta takosh ashtu papritur. Kështu ndodhi edhe me Et’hemin dhe Vangjilencn që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë.
82 vjeçari, Et’hemi ka kaluar 5 vite i vetëm në këtë azil, deri kur erdhi Vangjelica, 73 vjeçe. Dëshira për të jetuar emocionet deri në fund, kapërceu çdo barrierë tek 2 të moshuarit. Vangjelica ka 6 fëmijë, ndërsa Et`hemi ka 3 por asnjëri prej tyre s’i ka takuar pasi janë jashtë vendit. Tani kanë vetëm njëri-tjetrin, mes dashurisë dhe xhelozisë. Mes emocionesh, si të ishin të rinj gjimnazi, të dy tregojnë si e shkëmbyen puthjen e parë në azil. Rrugët e tyre u bashkuan që të krijojnë familje, pasi çdo e keqe lë një dritare të vogël për të mirën.