Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi grabitën një tabakino

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi grabitën një tabakino. Në momentin që personi brenda tabakinos po numëronte lekët, të rinjtë janë futur brenda të maskuar dhe me një thikë në dorë duke i marrë xhiron që kishte bërë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”.

Në pranga kanë rënë I. T. 18 vjeç dhe E. V. 16 vjeç për grabitjen e 19-vjeçarit. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një 15-vjeçar i cili dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka kallëzuar.

Gjithashtu dyshohet se të rinjtë janë autorë të një vjedhje në një market të qytetit të ndodhur 4 ditë më parë.

Loading...