Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Shqipërinë pasditën e së martës. Sizmologët i konsiderojnë këto tërmete të moderuar dhe të pafuqishëm për të shkaktuar dëme.
“Tërmeti i ditës së djeshme ishte më një magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, i lokalizuar në afërsi të qytezës së Belshit, ai konsiderohet i moderuar, nuk shkakton dëme”, theksoi Damiano Koxhaj, sizmolog.
Për ekspertët e fushës, kjo zonë është e njohur ndër vite për tërmete me magnituda të këtij lloji.
“Zona jugore janë më aktive se pjesa tjetër e territorit në këtë zonë ne kemi pas në 2011, 2 ngjarje me magnitudë 4 në 2017, në 2018, në 2021, në 2020 pra është një zonë që historikisht ka qënë active dhe magnitudat 4 janë normale”, u shpreh ai.
Sizmologët, referuar pasgodtjeve, janë të mendimit se aktiviteti sizmik në zonën e Belshit do të shuhet.