Dyshonte se e tradhtonte, si e masakroi kameramani gruan me thikë në Bubq, erdhën nga Tirana dhe…

Dyshimet për një tradhti të mundshme kanë bërë që Artan Ismalaja të humbasë mendjen dhe të vrasë bashkëshorten e tij. Detaje të reja kanë dalë sot në dritë për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin një ditë më parë.

Autori i dyshuar i krimit në familje, Artan Ismalaja dhe viktima, gruaja e tij Klarita, sipas News 24, prej 3 muajsh kishin pasur konflikte të vazhdueshme.

Ditën e djeshme çifti kishin qenë në Krujë për shitjen e një shtëpie.

Rrugës, mësohet se çifti ka debatuar pasi Artan Ismalaja dyshonte se e shoqja e tradhtonte.

Klarita Ismalaja u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj 51- vjeçar, i cili më pas ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke qëlluar veten me thikë.
Autori i dyshuar i krimit, kameramani Artan Ismalaja, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Reanimacionin e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Çifti është gjetur brenda makinës së tyre tip “Ford” në ambientin e brendshëm të një magazine. Ka qenë roja i objektit që ka pikasur automjetin dhe ka shkuar pranë tij me qëllim për të larguar çiftin. Vendi ku ndodhi krimi i rëndë përveç magazinës në ndërtim e sipër, nuk ka banesa të tjera përreth. Në vendngjarje shkuan menjëherë forca të shumta policie.

Loading...