Elson Marku është një ndër 8 personat e shoqëruar në komisariat ditën e djeshme të cilët bënë rezistencë dhe kundërshtuan policinë duke tentuar të pengojnë prishjen e banesave në zonën e “5 majit” në Tiranë.
Menjëherë pas kësaj kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka hedhur akuza ndaj një protestuesi për të cilin tha se ka të shkuar kriminale. Gjatë një prononcimi për mikrofonin e “Fax News”, Elson Marku mohon akuzat ndërsa thekson se OFL-në në shtëpi ia ka dërguar Veliaj për shkak se refuzoi të bëjë fushatë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Këtu nuk është vullneti politik dhe për tu bërë një zgjidhje përfundimtare këtyre banorëve që kërkojnë ta dinë ku do e marrin ndërtimin. Dje kishim 8 perosna të shoqëruar nga policia, unë isha njëri nga këta, me pretekstin se unë kam kanosur kryetarin e bashkisë për shkak të detyrës. Por kur Veliaj për shkak të detyrës vjen dhe na dhunon shtëpiat, na dhunon nënën e kushëririt ne mund të kemi dalë nga vetja, por nuk kemi dalë nga vetja sac ka dalë kryetari i bashkisë. Unë nuk jam dënuar për asnjë krim, OFL ma ka sjellë Erion Veliaj për arsye se nuk kam pranuar të bëj fushatë politike të Partisë Socialiste”, tha Elson Marku.