Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi prej një viti nuk ka një funksion menaxhues pas largimit nga skuadra spanjolle e Alaves.
Që prej vitit të kaluar, De Biasi ka marrë oferta nga klube të ndryshme, por i ka refuzuar pasi nuk bindet nga projekti.
Së fundmi De Biasi ka pohuar se ka marrë një ofertë nga Armenia, por nuk u bind nga projekti dhe e refuzoi.
Specialist të ndryshëm e lidhin me një kalim te Chievo e cila mban vendin e fundit në renditje. Nuk përjashtohet as mundësia për tu rikthyer te kombëtarja e Shqipërisë pasi Panuçi i ka orët e numëruara. /albeu.com/
Loading...