Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat kosovare, teksa bëhet me dije se përfaqësuesja “Dardane” së fundmi ka arritur akordin me trajnerin gjerman Andre Breitenreiter.
Duket se palët kanë pasur një takim ditët e fundit dhe kanë arritur gjuhën e përbashkët, teka pritet që kjo gjë të konfirmohet në ditët në vijim.
Breitenreiter ka një CV të pasur, teksa ka drejtuar klube të ndryshme në Gjermani, duke filluar nga Paderborni, Shalke 04, Hanoveri dhe Hofenheimin, etj. Eksperiencë ai ka pasur edhe në Zvicër, teksa për një sezon ishte në krye të Zyrihut.
Skuadra e fundit që ka drejtuar 50-vjeçari ka qenë Hofenhemi në sezonin 2022-2023.
Loading...