E çuditshme/ Kjo është vajza që bën 70 mijë dollarë në javë duke shitur gazra brenda një kavanozi

E çuditshme ose jo, një vajzë e re në SHBA shet gazrat e saj dhe fiton rreth 70 mijë dollarë në javë. Po, mirë e lexuat. Për shkak të “aftësisë” së saj, ajo nxjerr shumën marramendëse. Bëhet fjalë për Stephanie Matto, e cila ka marrë pjesë në një reality show, duke u bërë e njohur atje dhe më pas e ka shfrytëzuar atë “famë” duke filluar një “punë” që përfiton shuma të mëdha parash.

Sipas mediave të huaja, çdo kavanoz kushton rreth 1,400 dollarë. Ndërkohë, për të përgatitur trupin e saj për “punë”, ajo ha një kombinim ushqimesh specifike që krijojnë erëra të ndryshme si fasule, vezë të ziera e të tjera.

Loading...