E dhimbshme/ Babai dëgjon të gjitha ndeshjet e skuadrës së zemrës pranë varrit të djalit të tij

Historia dhe fotoja që u përhap me shpejtësi dhe dhembshuri në internet tregon babain e Nahuelit pranë varrit të djalit të tij, duke dëgjuar transmetimin radiofonik të ndeshjes së San Martin kundër Deportivo Maipú, luajtur në kuadrin e javës së 31-të të kampionatit të kategorisë së dytë të Argjentinës në futboll.

“Një baba që dëgjon kronikën e lojës së San Martin pranë varrit të djalit të tij. Histori vërtet e dhimshme. Djali i tij e humbi jetën në një aksident rrugor, kur po shkonte të ndiqte ekipin e zemrës”, – ka shkruar Yahis Marianela, autori i fotos që ka bërë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale.
19-vjeçari po udhëtonte me tre shokë, Gastón Cajal, Fernando Andrada dhe Juan Carlos Grollimund, për të parë San Martín de Tucumán në ndeshjen që pati vite më parë kundër Libertad de Sunchales.

Gjatë kthimit nga ndeshja, përgjatë rrugës 34, pranë Colonia Doria, në provincën e Santiago del Estero, ata u përplasën me një kamion, aksident i cili fatkeqësisht la të vdekur të gjithë pasagjerët, përfshirë Nahuelin.

Sipas mediave të ndryshme argjentinase, Nahuel, ashtu si babai i tij, ishte një tifoz i zjarrtë i San Martín. Dhe tani që skuadra e Tucumán është në pozitat e para të renditjes, pranë rikthimit në top-ligën e futbollit në Argjentinë, babai vendosi t’i ndajë emocionet së bashku me djalin e tij… në varr.

Loading...