Një ngjarje ne permasat e skandalit ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë. Shtetasi Gj Teska, 55-vjeç, i cili kishte kryer tamponin në një laborator privat, kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Megjithëse e dinte se barte virusin Covid-19, i infektuari ka udhëtuar me dhjetëra pasagjerë të tjerë me autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë.
Laboratori privat pas përgjigjes pozitive të pacientit me Covid-19, sipas protokollit ka njoftuar Insitutin e Shëndetit Publik në lidhje me rastin, në mënyrë që për këtë pacient të përsëritet tamponi dhe të merren masa me 55-vjeçarin.
Siç duket ISHP ka neglizhuar rastin dhe për pacientin nuk është marrë asnjë masë, ndërkohë që as policia e palës shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës, nuk e ka evidentuar rastin e pacientit me Covid-19.
Shtetasi Gj Teska është ndalur në palën greke dhe menjëherë, është bërë transporti i tij me ambulancë, ndërkohë që me ndryshimet në kodin penal në vendin tonë rrezikon edhe burgun.
Sipas ligjit, çdo person që nuk zbaton urdhrat për karantinimin apo shkel rregullat dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet. Ndërkohë që i infektuari rrezikon të dënohet, nga deri në 5 vite burg, për ‘përhapja me dashje e COVID-9’.