E dinte se vajza kishte humbur jetën, momenti kur nëna e përqafon pas 35 vitesh

Një histori tronditëse, e para që vjen në vjen në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” është zonja Xhemile 64 vjeç, jeton në fshatin Pishkash.

Në vitin e dytë të shkollës së mesme, ajo mezi qëndronte në këmbë dhe i zihej fryma, vazhdimisht shtrohej në spital dhe gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë. Trupi ishte i mpirë, dhimbjet shtoheshin dhe ajo detyrohet të ndërpresi studimet.

Në moshën 27-vjeçare mbetet shtatzënë, sekretin ia besoi shoqes së ngushtë e cila u tregon prindërve të Xhemiles. Familja reagon keq dhe i thotë se nëse nuk e aborton ajo nuk do të kishte më vend, por Xhemilja ishte në muajin e gjashtë dhe kishte rrezik, kështu e dërgojnë vajzën në Elbasan që të ishte larg tyre dhe syve të njerëzve.

Në 18 Tetor 1982 vjen në jetë një vajzë, Gjenovefa Allko. Ajo lindi e shëndetshme, por nuk kishin se ku të shkonin, pasi e ëma nuk mund të kthehej në familje, pasi qëndruan disa muaj në maternitet shkon në shtëpinë e fëmijës në Durrës, por e bindur se do të rikthehej për vajzën e saj. Deri në moshën 2-vjeçare ajo e takonte shpesh, por një ditë drejtoresha e këtij institucionit i thotë se vajza nuk jeton më, por pa i dhënë shpjegime. Xhemilja e tronditur nuk e beson dhe shkon në gjendjen civile ku i thonë se vajza nuk ka vdekur. Humbet prindërit dhe gjithë jetën e ka kaluar e vetme.

Vajza birësohet nga nje familje e cila e rrit si bijën e tyre. Sashka quhet nena e Jonides (Gjenovefes), e cila sot e ka thirrut të bijen per ti prezantuar nenen e saj biologjike.

Pak ditë më parë, Sashka i tregoi Jonidës se e kishte birësuar në moshën dy vjeçare dhe sot ka ardhur që t’i gjejë dhe nënën biologjike. Ato të dyja janë takuar dhe janë bashkë në studion e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Ardit Gjebrea i thotë se ka edhe një surprizë për dy nënat, sepse Jonida ka ardhur në studio nga Italia dhe nuk di asgjë se për çfarë është sot këtu.

Jonida: Kam lindur dhe jetuar në Durrës, ku edhe kam studiuar, kam kaluar një fëmijëri të bukur. U fejova, u martova, sot kam edhe një djalë, 18 vjeç.

Gruaja qe e rriti dhe nena biologjike ne krah te djathte
Ardit Gjebrea: Kush është njeriu më i shtrenjtë në jetën tënde, përveç djalit?

Jonida: Janë prindërit e mi të cilët kanë bërë shumë për mua. Më të shtrenjtë se ata nuk ka në jetën e një njeriu.

Ardit Gjebrea: Kush do kishte një motiv për të ftuar?

Jonida: Para shumë pak kohësh kam zbuluar për jetën time. Nuk kisha dyshuar dhe askush nuk ma kishte thënë, pas këtij muri gjigand është një person. E kam pak të vështirë se kam ardhur në emision pa lajmëruar asnjë, por po e them që mësova nga mamaja ime që jam një fëmijë i birësuar. Nuk e kam ditur kurrë këtë gjë. Akoma më duket e pabesueshme, nuk jam as e para as e fundit, po fakti që jam rritur shumë mirë nga prindërit. Nuk më kanë lënë asnjë shkas që ta mendoja, brenda meje asgjë nuk ka ndryshuar, por i besoj mamasë sime.

Në ekran shfaqet mamaja e saj, Sashka.

Sashka: Jonida, fjalët e tepërta janë fukarallik, në zemrën time je rrënjosur thellë dhe nuk ka forcë në botë të shkuli ty, por unë sot nuk jam për këtë gjë. Dua që atë që mua më ka gërryer prej shumë vitesh ta çoj deri në fund të jetës sime. Jam për këtë që do të them, zemra e mamit, buzëqeshja jote është lumturia ime, lumturia jote më çon në 7 qiej, ti dhe Enea s’ka forcë në botë të më ndajë mua. Dëgjo mamin, të bëhesh e fortë dhe t’i duash njerëzit ashtu siç ti i do. Unë sot mora një detyrë të vështirë, po e bëj për të mirë e të mirës. Kjo zonja këtu është nëna jote që të mbajti 9 muaj në barkë dhe kjo këtu është mami që të bëri kaq. Ne të dyja jemi motra dhe me aq mundësi sa kemi do të japim dashuri në pafundësi. Zemra e mamit, tani po e shoh mirë që kjo pjesa këtu është kopjo e mamit. Ta duash siç më do edhe mua. Me sinqeritetin më të madh të zemrës, nëse mua më do 99% këtë duaje 100%.

Ardit Gjebrea: Sot po njihesh edhe me nënën tënde, do përqafosh edhe nënën që të ka lindur, ke edhe nënën që të ka rritur, çfarë ndjen në këto momente?

Jonida: Emocione të pafundme, një mrekulli.

Ardit Gjebrea: Kemi dëgjuar histori pafund, por një histori si kjo unë nuk e kisha dëgjuar dhe për më tepër përjetuar. Nëna Sashka është e jashtëzakonshme.

Jonida: E konfirmoj.

Jonida e Sashkës ose Gjenovefa e Xhemiles janë i njëjti person, dashuria e përbashkët e dy zonjave që bekimin më të madh të jetës e morën kur u bënë nëna. 35 vite dashuri e munguar, sot u bë realitet për Xhemilen. Secila nga këto zonja është heroinë në llojin e saj!/klan/

Loading...