Një fëmijë 3-vjeçar, që preku zemrat e shqiptarëve pas apelit të nënës për ndihmë, ka ndërruar jetë.
Vogëlushi, i cili vuante nga një problem në zemër, ishte futur në reanimacion, por nuk e ka fituar dot betejën me vdekjen.
Kanë qenë vetë familjarët e vogëlushit që kanë njoftuar ndarjen nga jeta të tij.
Dje, nëna e vogëlushit bëri një apel drithërues për ndihmë. Ajo kërkoi nga shteti shqiptar që të lejohej të kalonte kufirin drejt Italisë për mjekim të specializuar.
Vogëlushi duhej të dërgohej urgjentisht në Itali, pasi kishte nevojë për një transplant.
Loading...