E fejuara dy vite me e madhe se Donnarumma, profili diskret i saj

Alessia Elefante dhe Gianluigi Donnarumma, portieri i ekipit kombëtar italian, kanë së bashku që nga viti 2016. Një vit më herët, vetëm 16 vjeç dhe 8 muaj, shtatlarti debutoi në Serie A. Pothuajse dy vjet më e madhe se i dashuri i saj, ajo është nga Castellammare di Stabia, një qytet në provincën e Napolit, ku lindi edhe Gianluigi. Alessia është një vajzë shumë diskrete, siç tregohet nga profili i saj në Instagram, i cili është privat.

Portieri 22-vjeçar, kampion i Europës me Italinë, është lidhur me të që nga viti 2016. Për gati 5 vite së bashku, Alessia, shumë e rezervuar në rrjetet sociale, mbështet partnerin e saj në të gjitha aktivitetet.
E dashura e portierit axurr lindi më 25 maj 1997 në të njëjtin qytet me Gigi. Në atë kohë, vendimi i portierit për të kaluar pushimet në Ibiza me të dashurën e tij, në vend që të merrte aprovimet e fundit, u bë shumë i diskutuar. Alessia është shumë e rezervuar, fare pak dihet për jetën e saj private, sepse nuk jeton si të gjitha “wags”-at e futbollistëve.

E tyrja është një histori romantike dashurie. Të dy nga Castellammare di Stabia, ata e kanë njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë dhe janë takuar si miq për një kohë të shkurtër. Me kalimin e kohës, tërheqja filloi dhe prej gati 5 vitesh, një vit pasi karriera e portierit filloi te Milani, ata ishin të fejuar.
Çifti filloi të jetonte së bashku në vitin 2017, pasi kishin konsumuar lidhjen e tyre në distancë për një vit. Në rrjetet sociale të 24-vjeçares, partnerja e Donnarumma nuk nxjerr asnjë informacion në lidhje me marrëdhënien dhe jetën e saj private. Rjeti i saj social është shumë i mbrojtur dhe i rezervuar vetëm për miqtë. Nga ana tjetër, Gianluigi është më i hapur, por rrallëherë poston foto të tyre së bashku në Instagram.

Alessia Elefante ka pozuar përkrah partnerit të saj në rastet më të rëndësishme. Kështu ndodhi për ditëlindjen e të dashurit të saj 18-vjeçar, pothuajse dy vjet më i ri se ajo. Donnarumma, më 25 shkurt 2017, kur arriti moshën madhore, ndau një foto të tij në shoqërinë e Alessia, së cilës i shtoi një dedikim të ëmbël: “Më në fund 18, dashuria ime”.
Kampioni ka publikuar edhe foto të tjera, në të cilat është në shoqërinë e të dashurës së tij, shumë prej të cilave i portretizojnë me pushime, momenti i vetëm i vërtetë i relaksimit nga angazhimet e futbollit për portierin. Dhe mbi të gjitha, një nga të paktët raste, në të cilat Alessia dhe Gianluigi mund të jenë vetëm dhe të shijojnë momentet e tyre të lirisë së bashku.

Donnarumma, i mbështetur në jetën private nga Alessia, aktualisht është i zënë me mbrojtjen e portës së kombëtares italiane dhe asaj të PSG, nga sezoni i ri. Futbollisti përjetoi ditë shumë sfiduese edhe në lidhje me të ardhmen e tij të futbollit. Gigio la Milanin për të kaluar tek ekipi parizien, me të cilin do të ketë, sipas Gigi Buffon, shansim për të fituar Ligën e Kampionëve.

Parisi është një qytet i bukur, klubi është shumë i rëndësishëm dhe ekipi shumë i fortë. Një eksperiencë e re edhe jetësore për çiftin në një kryeqytet të rëndësishëm europian. Alessia dhe Gianluigi të duhet të mbushin bagazhet për të lëvizur në një qytet tjetër, krejt të ri për ta.

Loading...