Një video është publikuar gjatë ditës së sotme ku shiheshin disa ujqër duke ecur rrugëve të Prishtinës.
Ujqërit (e ardhur nga Bullgaria) janë pjesë e një xhirimi të një filmi që do të realizohet në Kosovë, shkruan “Indeksonline”.
“The Land Within”, është titulli i filmit që ka nisur të regjistrohet në bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Xhirimet do të zgjasin 38 ditë.
Kuptimi dhe motivi i këtij projekti është një ngjarje e para luftës ku pjesë e saj janë edhe ujqërit.
Loading...