E frikshme në Vlorë! Makina këput në mes pemën dhe më pas përmbyset, detajet e para

Një automjet i cili po ndiqej nga Policia është përplasur dhe përmbysur në Vlorë.
Automjeti fillimisht i ka shpëtuar policëve në rrugën e ‘Centrales’, por më pas u përplas me një mjet tjetër, dhe me një pemë që është rrëzuar më pas në trotuar, ndërsa makina ka përfunduar e përmbysur.

I plagosuri nga ky aksident është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që njëkohësisht është me prangat e Policisë pasi është në statusin e të shoqëruarit.

Loading...