Nje turiste ka humbur kontaktet ne zonen e Karaburunit diten e sotme.
Policia informoi se ka nisur operacioni i kerkim shpetimit per te nderkohe qe ajo eshte ndare nga pjesa tjeter e grupit si pasoje e pranise se mjegulles.
Policia theksoi se gruaja nga Tirana ka humbur orientimin dhe kontaktet me pjesen tjeter te personave qe e shoqeronin rreth mbremjes se sotme.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orjentimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun.
Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti