E fundit/ Shkarkohen 30 punonjës në Ujësjellësin e Vlorës

Ndryshime të menjëhershme janë bërë në Ujësjellësin e Vlorës, pas deklaratave të kryeministrit Rama për keqmenaxhim të këtij sektori.

Sipas informacioneve, gjatë javës që lamë pas janë shkarkuar 30 persona. Këto vendime janë marrë nga drejtuesja e re e institucionit Elona Hodaj, e cila duket se ka nisur një riorganizim të punonjësve në pikat përkatëse në këtë qytet. Gjithashtu duket se këto nuk do të jenë të vetmet ndryshime. Priten ende lëvizje të punonjësve të cilët punojnë në pozicione të ndryshme pa kualifikimin përkatës.

Loading...