Gjyshja e përdhunuar nga nipi në Divjakë ka folur për mediat e tronditur me zërin e dridhur. “Më bëri si do vetë. Tërë natën më torturoi”, është shprehur ajo.
Ndërsa djali i saj ka treguar më shumë detaje nga kjo ngjarje tronditëse. Ai thotë se kur ka shkuar në shtëpi e ka gjetur të moshuarën të vrarë në fytyrë dhe të zhveshur dhe kjo e fundit i ka thënë se ai e ka përdhunuar.
“Vajta për të marrë çunin në Fier. Kishte ardhur nga Greqia. E morëm me taksi dhe e sollëm në shtëpi. Më lë taksia te porta dhe kur shikoj unë plaka këtu. Mirëpo atë nuk e pashë fare unë. Plaka ishte e vrarë nga fytyra. Kjo më tha mua që ai më vrau. Kur unë e kapja nga supet ajo ishte e zhveshur, lakuriq.
E kishte zhveshur ky, kishte hedhur dhe bebelina te dera. E pyeta unë plakën më përdhunoi tha. E takova djalin, i fola. Më tha jo, ti i qëllove kështu. E mori ky pastaj e çoi matanë. Flejtën andej. Djali ishte e dehur. Unë vajta mbylla derën. Vajta te kryeplaku denoncova atje. Më tha do denoncoj në polici. Denoncoje i thashë”, tha ai.
Dëshmia
U futëm brenda dhe e pyeta mamin , kush të ka rrahur? ja ky më tha.
Atë e ka djalin e djalit?
po
cfarë i kishte bërë nënës?
kishte c’veshur, kishte bërë punën e veta.
Po ai djali e pranon?
jo se pranon ai, as të rrahurën.
E mori ai djali tjetër e futi në dhomë.E pyeta nënën të rrafi, të përdhunoi? po më tha.
kush e njoftoi policinë?
Unë
ju dyshoni që e ka bërë?
po se plaka ishte e zhvesur, trupi është i goditur.
Vuan nipi nga crregullime mendore?
jo, po ai këtë punë ka, edhe në Greqi këtë punë ka bërë, u dënua atje.
Ai është 35 vjeç Saimir Hamzai e ka emrin.
Është djali i gruas.Kishte ardhur nga Greqia.