Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë ku një vajzë e moshës 33-vjeçare për të cilën mësohet se quhet Marsida Hysa, i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, në banesën e saj. Sipas njoftimit të pòlicisë e ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se e reja është vetëvrárë me ármë zjárri.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Pòlicisë Nr.1, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S. H, 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.
Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur ármën me të cilën shtetasja Marsida Hysa, kreu vetëvrásjen. Gjithashtu mësohet se Marsida Hysa, e cila kishte dhe 3 motra të tjera, dy prej të cilave të martuara, ishte beqare.
Pas gjimnazit kishte ndjekur një kurs parukerie dhe për disa kohë ka punuar në një rrobaqepsi. I ati punon security, ndërsa e ëma kujdeset për një familje në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 të mbrëmjës së të dielës, ndërsa familjarët kanë njoftuar të afërmit se është gjetur e pajetë në dhomë dhe që dyshonin për inferkt.
Por ka qenë pòlicia e cila ka mbërritur në banesën e familjes Hysa duke zbardhur pistën ku edhe janë përqëndruar hetimet se ka qenë një vetëvrásje. Ndryshe nga të afërmit e familjes, fqinjët e kanë mësuar lajmin të nesërmen, ditën e hënë rreth orës 8 të mëngjesit.
Aktualisht në familjen Hysa janë hapur dyert e mortit ku të afërm, familjarë e të njohur po shkojnë për vizita ngushëllimi. Trupi i të ndjerës pritet të përcillet për në banesën e fundit në orën 10 të kësaj të Marte. Materialet për ngjarjen i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.