Avokati Saimir Visha ka deklaruar ditën e sotme se Elsa Lila është lënë e lirë nga autoritetet italiane dhe se ndaj saj janë pushuar të gjitha akuzat.
Sipas Vishës e gjitha ka qenë një keqkuptim. Ai theksoi se pafajësia e saj ka qenë e qartë që në momentet e para, por shumë persona kanë vjellë vrer ndaj këngëtares.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para.
Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha te Syri Tv.
Këngëtarja shqiptare u arrestua më 16 Mars të këtij viti nga policia italiane pas operacionit për shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar që merrej me trafik droge.
Blutë italianë vunë në pranga 9 persona mes të cilëve edhe këngëtarja 40-vjeçare Elsa Lila, e cila sipas mediave mbante llogaritë financiare të grupit kriminal.