Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku është plagosur një vajzë 30-vjeçare.
Automjeti Range Rover i drejtuar nga një 24-vjeçar ka aksidentuar këmbësoren, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 30-vjeçarja e rënr në tokë eshte lene aty dhe pranë saj janë afruar qytetarët për t’i dhënë ndihmën e parë.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:12, në lagjen Nr.1, Sarandë, një automjet, me drejtues shtetasin K.B., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. B., rreth 30 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./lajmifundit