Ish gazetarja e RTSH-së, Eri Muço, e cila u hoq nga puna pasi përmendi Luiz Ejllin, fituesin e Big Brother VIP në ambientet e studios së lajmeve tha se tashmë është në një proces gjyqësor.
E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ajo u shpreh se është e lënduar, por nuk do ta lejë çështjen.
Eri Muço: Me telefonuan dhe i sqarova që nuk kanë lidhje me lajmet, u bë një mbledhje partie, është një ngjarje e rëndë për TV tonë, ish drejtori i RTSH Gjirokastra. Gazetarit mund t’i heqësh punën, por jo penën, atë ditë në mbledhjen e parë më është thënë që nga sot nuk do të jesh më gazetare, por recepsioniste, u thash që nuk e pranoj një gjë të tillë, të më penalizojnë për një gjë që nuk ka lidhje me lajmet, i kisha bërë reklamë një televizioni tjetër dhe kisha shkelur kodin e etikës sepse kisha përdorur studion, duke parë gjërat se si rrodhën më pas, pas dy javësh është bërë një emision pasdite që është folur vetëm për Luizin. Ka qenë telefonata e parë me nënë, nuk po përmend gazetarë, i kam kërkuar madje ju flisni për të dhe më penalizoni mua. U thirra në Tiranë në mbledhjen e dytë, unë jam gazetare prej 19 vitesh, kam punuar për RTSH, kam dërguar lajme.
Rusi: Ligjërisht ke bërë një shkelje?
Muço: Unë jam konsultuar, nuk mund të flas për pjesën e termave ligjorë, por jam në një proces gjyqësor, e kam kundërshtuar vendimin. Ua them edhe shoqeve të mia, në këtë Big Brother që ishte i gjithë shqiptarëve, të gjithë fituan, por vetëm unë humba. Besoj do më mbështesin, do doja ta takoja çiftin. Jam lënduar me shpirt, por nuk dorëzohem lehtë.