Një e b.urgosur në Australi është detyruar që të lindë vetë fëmijën në një qeli b.urgu të mbyllur.
Ky është konsideruar një incident “degradues dhe të rr.zikshëm”. Gruaja, e identifikuar vetëm si Amy, i kishte thënë stafit të b.urgut dy orë para se të sillte në jetë foshnjen se i kishin ardhur dhimbjet e lindjes, por pavarësisht kësaj e lanë të mbyllur në q.eli. Për fat të mirë e b.urgosura nuk kishte komplikime gjatë lindjes.
Indicenti ndodhi në muajin mars në një b.urg të grave të sigurisë maksimale në Australinë Perëndimore. Pas hetimeve për ngjarjen e zbuluan një sërë parregullsish. Amy u dërgua në b.urgun e grave në Bandyup në fazat e fundit të shtatzanisë pasi nuk arriti të plotësonte kriteret për lirimin me kusht. Më 11 mars ajo lajmëroi stafin se ishte e shqetësuar dhe se kishte dhimbje.
Pasi iu bë një vlerësim shëndetësor u raportua se kishte dhimbje abdominale. Por infermierët nuk u njoftuan për ngjarjen. Të b.urgosurës iu dha paracetamol dhe u kthye në qelinë e saj. Më vonë gruaja nisi të kërkonte ndihmë, por askush nuk erdhi. Stafi infermierëve mbërriti në q.elinë e saj 5 minuta më heret por nuk hynin dot brenda për shkak se dera ishte e mbyllur dhe punonjësja e stafit me çelësat nuk ishte aty.
Infermieret ishin detyruar të komunikonin me të nëpërmjet një hapësire të vogël në derë, ndërsa e b.urgosura lindi vetë fëmijën. Amy dhe foshnja i saj u dërguan në spital më vonë atë natë. Ndërsa po hetohet për të kuptuar se si një ngjarjeje kaq shqetësuese, degraduese dhe me rrezik të lartë ndodhi në një b.urg Australian.