E keni ditur gabim! Uji nuk është pija më hidratuese për ju

Nëse deri më sot keni menduar se konsumimi i ujit është e vetmja zgjidhje për të qëndruar të hidratuar, po ju themi se e keni gabim.

Ndoshta po mendoni se në vend të parë janë pijet sportive, për shkak të marketingut që u bëhet, por jo, as ato! Besojeni ose jo, uji dhe pijet sportive qëndrojnë përkatësisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë në listën e pijeve më hidratuese.
Sipas studimeve, më hidratues se çdo pije tjetër është qumështi i skremuar. Kjo për shkak se ai përmban laktozë qumështi, sodium, si dhe proteina e yndyrna, të cilat zvogëlojnë nevojën për të urinuar duke na mbajtur të hidratuar për shumë kohë.

Kështu që tani e dini zgjidhjen, kur të ndiheni të etur, ose kur të ndjeni se keni nevojë të hidratoheni, qumështi i skremuar është zgjidhja.

Loading...