Flamuri i komunitetit të LGBTQ-së është me ngjyrat e ylberit, por shumë njerëz nuk e dinë arsyen pse. Artisti Gilbert Baker, krijoi flamurin e ylberit që përfaqëson diversitet dhe harmoni. Ky punim u porosit nga Harvey Milk, zyrtari i parë amerikan që pranoi seksualitetin e tij.
“Trekëndëshi vinte nga një moment shumë negativ, i tmerrshëm. Na duhej diçka që shprehte dashurinë, shpirtin tone, diçka që të vendosej nga ne dhe jo një “emër” që të na vihej ne nga të tjerët.”, tha Baker, ndërsa shtoi se në vitet 1980 ose në 1981-shin vendosi një flamur ylber në derën e dhomës së konviktit dhe njerëzit në fillim ishin konfuzë.
Shumë njerëz thonë se ideja ishte e kopjuar, por, flamuri me ngjyra ylberi u bë shpejt simbol kryesor për komunitetin LGBTQ. Flamuri shpesh tregon një formë pranimi publik, madje edhe ftesë për komunitetin GAY, kur vendoset në ambiente publike, për shembull në një bar, restorant etj. Është një shenjë mikpritjeje, mbështetjeje dhe në një botë, ku ky grup sulmohet vazhdimisht, mbështetja është e nevojshme.