E kishit menduar ndonjëherë se sa mund të paguheni nëse shkruani një fjalim për deputetët në Kuvendin e Shqipërisë?
Epo, këtë kuriozitet e ka shuar analisti Lorenc Vangjeli mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion”.
Përpos çmimit, Vangjeli deklaroi se ka shkuar 14 fjalime deputetësh për një seancë të vetme parlamentare.
“Kam shkruar 14 fjalime në një seancë. 14 fjalime po ishin edhe PD edhe PS. Ishin dy gjëra që më detyruan mua ta bëja një gjë të tillë, ishin miq të kisha dëshirë t’i ndihmoja dhe dëshira për t’u tallur.
Në atë parlament doktori deklaron në atë seancë “ai që u bën fjalime ditën dhe ju tall klubeve natën”. Që atë herë refuzova dhe fillova të distancohem se e mori vesh Doktori. Doktori thotë që një faqe bën 100 euro”, përfundoi analisiti.