E kishte cilësuar si e bukura e dheut, Gaz Paja tërheq vëmendjen me të dashurën superseksi(foto)

Pak ditë më parë, aktori Gaz Paja dhe e dashura e tij morën pjesë në ndarjen e çmimeve “Kult”. Prej disa kohësh, aktori i njohur Gaz Paja është duke shijuar një histori të bukur dashurie me një vajzë bionde shumë simpatike.

Vetë Paja nuk ka preferuar të japë shumë detaje rreth bukuroshes, që i ka rrëmbyer zemrën, por në një intervistë për emisionin “Wake up”, ai e cilësoi atë si “E bukura e dheut”.

Ai pranoi në atë intervistë televizive se është në një lidhje dhe ndihet shumë mirë, pa mohuar asnjë nga përshkrimet që moderatorët, Oriela Nebiaj, Eno Popi dhe Isli Islami, bënë për të dashurën e tij.

Sipas tyre, ajo është e bukura e dheut: “Simpatike, e bukura e dheut. Është bionde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin”, ishin përshkrimet e tyre, duke qenë se ata e njohin nga afër.

Gaz Paja tregoi se është një romantik i vërtetë, se i dedikon asaj këngë dashurie. Ndërkohë, vetë Gazi ka pohuar se: “Nuk kemi akoma, as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë. Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë”.

E dashura e aktorit quhet Ira dhe ka përfunduar studimet bachelor në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Paparazzi ynë i ka fotografuar disa herë bashkë. Madje, nuk kanë munguar edhe momentet super romantike si fotot që “Panorama Plus” ka publikuar disa muaj më parë, ku Gazi dhe e dashura e tij shfaqeshin duke shkëmbyer puthje të zjarrta dhe përqafime”.

Loading...