E kishte lënë ndezur, dy persona i vjedhin makinën qytetarit

Dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur makinë një qytetari në fshatin Bërzhitë në Tiranë.

Sipas policisë, ai e kishte lënë ndezur mjetin dhe dy personat e paidentifikuar ja kanë vjedhur dhe janë larguar.

‘Më datë 27.01.2022, shtetasi G. Ç., ka kallëzuar se rreth orës 20:00, në fshatin Bërzhitë, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur mjetin të cilin e ka pasur të ndezur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Loading...