E konfirmon vetë Berisha: Në zgjedhje bashkë me LSI-në, ja emri i koalicionit 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar koalicionin me LSI-në. Berisha dha lajmin gjatë një konference për mediat ku po prezanton zyrtarisht gjashtë kandidatët e tij për kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ish-kryeministri tha se emrat e dalë nga primaret nuk janë të zgjedhur nga baza e partisë, por janë të votuar nga vetë demokratët.

Gjithashtu Berisha u shpreh se po negociohet edhe me parti të tjera. Po ashtu Berisha tha se emri i koalicionit është ‘Shtëpia e Lirisë’.

‘Nuk ka liri të vërtetë pa votën e lirë. Dua të zotohem para jush se ky proces do të ridimensionohet dhe në të ardhmen do të përsoset me ekspertizën më të shkëlqyer. Shtetet e Bashkuara kryesojnë me praktikën demokratike. Ne kemi miq që kanë shprehur gatishmërinë dhe mbështetje për vendosje të primareve dhe gatishmëri për të asistuar forcën tonë politike në zbatimin e standardit të avancuar në përzgjedhjen e kandidaturave. Hapi që do të bëhet do të jetë cilësor pasi në të gjitha primaret, për veç kryetar partie do votojë me të drejtën e votës edhe simpatizantët. Besoj se PD nuk mund t’i garantojë shqiptarëve votën e lirë nëse ku ia garanton anëtarëve të saj. Para syve tuaj po ndodh një transformim i madh. I ftoj të gjithë anëtarët e PD ta shndërrojmë këtë energji, në një energji të fitores . Këta zotërinj janë të parët në historinë e vendit që dalin nga vullneti i lirë’, tha Berisha, ndërsa falënderoi Voltana Ademin për përkushtimin e saj.

KQZ ka njohur zotin Basha…
Berisha: Edi Rama me bandat e tij ka konfiskuar në një akt madhor kriminal politik siglën e PD. Ne e konsiderojmë atë të konfiskuar, qëllimi më madhor ishte që ne të mos merrnim pjesë në këtij zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti i zgjedhjeve nuk është opsion për ne. Do të ketë një marrëveshje në koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet dhe logoja që çdo shqiptar e ka të qartë se logon e vërtetë e ka konfiskuar Edi Rama. Luzlim Brava është peng i Edvin Ramës dhe natyrisht që do e blindojnë në mënyrë skandaloze selinë e PD siç mori për mbrojtje vrasës trafikantë. Unë kam besim tek anëtarët e PD që do t’i përgjigjen këtyre qëndrimeve të peng Bashës me injorim dhe sëbashku me demokratët do të votojnë.

A është Lëvizja Socialiste pjesë e koalicionit?

Berisha: Po është pjesë e koalicionit

Kush janë parti të tjera aleate?

Berisha: Po negociohen

Deklarata e Taulant Balla produktet që vijnë non-grata mbeten non-grata

Berisha: Për një narkos si Begojaris, liria është non grata, vota është non grata. Përsëri dua të them që ky është një proces i hapur, në këtë proces, duke parë modalitetet më demokratike, në rast se ekzistojnë kuota do t’i praktikojmë.

Negociata janë në vazhdim dhe deri sa janë në proces mund të them se këta kandidatë kanë një mbështetje të gjerë. Kandidatët janë shumë të pëlqyer. LSI do të mbështetet nga i gjithë spektri

Sa do të ndikojë logoja kur dihet se shqiptarët janë të lidhur me logon e PD?

Berisha: Logoja e koalicionit është logo e koalicioni , asnjëherë nuk është logo partie. Është një logo që gjendet për aleance dhe ne e quajtëm ‘Shtëpia e Lirisë’. Logoja e PD është e konfiskuar, ajo do t’i kthehet në resto Edi Ramës.

Kush janë partitë e tjera me të cilët do të punoni?

Berisha: Janë në negociata, po merret specialistët.

A do të ketë një për ish- bashkëpunëtorët? Do të ketë një ftesë për Jozefina Topallin

Berisha: Po unë do t’ i ftoj ata, ata kanë kontribuar. PD do të jetë e hapur ndaj atyre që kanë kontribuar.

Loading...