‘E kuptoj dhimbjen tënde, edhe mua ma vranë…’/ Mesazhi që i dërgoi Erion Alibeaj vëllait të Emiljano Ramazanit

Emiljano Ramazani u ekzekutua poshtë shtëpisë së tij me 6 plumba. Të nesërmen, Erjon Alibej i ka dërguar një mesazh vëllait të viktimës, ku i shprehte ngushëllimet për humbjen.

E po ashtu e krahasoi edhe me veten, duke i treguar se edhe vetë ia kishin vrarë të vëllanë.

Por teksa i shprehte ngushëllimet, Alibej është shfajësuar duke i premtuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen, ashtu siç sipas tij, referohej në media.

Megjithatë dëshmia e të penduarve të drejtësisë pretendonte të kundërtën. Sipas tyre ishte Alibeaj ai që kishte porositur vrasjen, pasi kishte dyshime se Ramazani kishte pasur rolin e vëzhguesit në masakrën e Bradasheshit ku u vra Endrit Alibej, xhaxhai i tyre Arben Dylgjeri dhe miku i tyre, shtetasi turk Erdal Durunay.

Sot, SPAK kërkoi 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite për Euglen Halilin.

Loading...