E masakron i biri me mjete mprehëse, përfundon në spital 63-vjeçarja në Këlcyrë

Një 63-vjeçare në Këlcyrë të Gjirokastrës ka përfunduar në spital pasi është goditur me mjete prerëse nga i biri në kokë.

Mësohet se zonja me iniciale F. L. është paraqitur në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës rreth orës 21:10 me plagë në kokë.
I biri 29-vjeçar rezulton që të jetë me probleme të shëndetit mendor dhe është shoqëruar më pas nga policia në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

Loading...