Rudina Dembacaj është një nga personazhet më simpatikë të ekranit shqiptar. Aktorja ka arritur të bëjë për vete publikun e gjerë me anë të batutave dhe transparencës që ka shfaqur në dalje të ndryshme publike dhe jo vetëm. Pak ditë më parë aktorja kishte një status ne rrjetet sociale ku u “masakrua” me komente.
“Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e kruajti tepër. Pra, edukoni secili fëmijën tuaj”, ishte ky statusi që aktorja Rudina Dembacaj. Kaq mjaftoi që i gjithë rrjeti të fillonte kritikat.
E ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, aktorja u përpoq të shpjegonte arsyen e vërtetë që qëndronte pas asaj deklarate, e cila preku pothuaj të gjitha nënat.
Siç shpjegoi Rudina, si fillim Viktoria i kishte treguar të atit që dikush në kopsht e kishte goditur dhe pas kësaj, prindërit këmbëngulën për të mësuar gjithçka që kishte ndodhur.
Edhe pse si fillim, drejtuesit e kopshtit kishin raportuar se nuk ishte asgjë me shumë rëndësi, Rudina dhe Aleksi kërkuan të shikonin kamerat. Aty vërejtën se edukatorja luante me telefon, ndërkohë që dy fëmijët ziheshin me njëri-tjetrin.
Pas kësaj, edukatorja u pushua nga puna, ndërsa Rudinës iu thye zemra. Për këtë arsye, ajo pati një arsye të fortë që jo vetëm të nxirrte gjithë mllefin përmes atij statusi, por të niste të mësonte të bijën se si duhej të mbrohej në të tilla situata. E përlotur, Rudina tha se “tek vajza, unë nuk mbaj”, duke pranuar hapur se për të bijën është e gatshme të bëjë çdo gjë.